Kohët e fundit u përfol shumë për një transferim të mundshëm të Viktor Boniface nga Bayer Leverkusen te Milani, por gjithçka ka dështuar në momentet e fundit.
Rossonerët kishin arritur marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale të kontratës dhe mungonte vetëm kontrolli mjekësor. Por pikërisht aty u prish gjithçka.
Sulmuesi nigerian iu nënshtrua dy ekzaminimeve mjekësore: i pari zbuloi probleme, ndaj u shty nënshkrimi; ndërsa testi i dytë i thelloi dyshimet.
Sipas mediave italiane, gjuri i djathtë i Boniface detyroi drejtuesit kuqezinj të tërhiqeshin nga marrëveshja. Edhe vetë lojtari më vonë e konfirmoi këtë fakt.
Problemet e tij shëndetësore nuk janë të reja. Boniface ka një histori të rëndë dëmtimesh në gju, duke këputur ligamentet e kryqëzuara dy herë (2019 dhe 2020) përpara transferimit në Bundesliga, ndërsa sezonin e kaluar humbi pothuajse gjysmën e ndeshjeve për shkak të një tjetër dëmtimi.
Në rrjete sociale qarkulluan edhe foto të gjurit të tij, që tregojnë qartë gjendjen e vështirë të sulmuesit.
Victor Boniface arrives for his AC Milan Medicals
Mediat italiane shkruajnë se ai mund ta ketë stërvitur më shumë se ç’duhet gjatë rikuperimit këtë verë, gjë që ka ndikuar negativisht.
Në këtë situatë, Milani duket se mori vendimin e duhur duke ndërprerë çdo negociatë, pasi një huazim i tillë do të kishte qenë një rrezik i madh sportiv dhe financiar. /Telegrafi/
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...