Real Madrid pritet të ketë një verë shumë të nxehtë në merkato, por gjithçka mund të varet nga situata e Vinicius Junior.
Sulmuesi 25-vjeçar do të hyjë së shpejti në 12 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale dhe deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje për rinovim.
Gjatë vitit 2025 pati bisedime mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, por kërkesat e të dyja palëve rezultuan shumë larg njëra-tjetrës. Tashmë negociatat janë shtyrë për në verë, me shpresën që të gjendet një zgjidhje.
Ndërkohë, sipas raportimeve, ndërmjetësues kanë kontaktuar klube të mëdha angleze si Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Manchester City për të testuar mundësinë e një transferimi gjatë verës.
Real Madridi nuk ka ndërmend të rrezikojë që lojtari të largohet falas në vitin 2027, ndaj një shitje këtë verë mund të merret në konsideratë nëse nuk arrihet marrëveshje për kontratë të re.
Megjithatë, brenda klubit në Valdebebas mbizotëron qetësia. Drejtuesit e Real Madridit e kanë prioritet absolut rinovimin e kontratës së brazilianit dhe besojnë se marrëveshja do të arrihet sapo të rifillojnë bisedimet.
Në javët e fundit, Vinicius ka treguar sërish rëndësinë e tij për skuadrën. Pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, ai mori përgjegjësinë në periudhën janar-mars në mungesë të Kylian Mbappe për shkak të lëndimit, duke dëshmuar pse konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në botë.
Ekziston një mundësi e vogël që ai të largohet, dhe nëse ndodh, destinacioni më i mundshëm do të ishte Liga Premier. Por aktualisht, skenari më i besueshëm mbetet që Vinicius të vazhdojë të qëndrojë në Madrid për shumë vite të tjera./Telegrafi/
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...