Jurgen Klopp është ndalur tek e ardhmja e Momo Salah në prononcimin e fundit. Liverpooli vijon përgatitjet për takimin e së dielës në transfertë përballë Lutonit, live në SuperSport 1 (17:30).
The Reds synojnë titullin kampion, teksa renditen të katërtit në Premier League me 3 pikë më pak se Tottenhami kryesues. Arabia Saudite vijon të tundojë Salah, autor i 8 golave sezonal në Premier League.
Më shumë se 31-vjeçari egjiptian deri tani ka shënuar vetëm “përbindëshi” Erling Haaland (11). Klopp për Salah dhe Luis Diaz, i cili po vuan si pasojë e rrëmbimit të babait të tij në Kolumbi.
“Momo nuk më ka thënë kurrë se dëshiron të largohet. As unë nuk e kam menduar për asnjë sekondë se ai mund të ikë. Momo ndihet për mrekulli te Liverpooli dhe ndodhet në formë fantastike.
Është një djalë pozitiv, i pëlqen shoqëria e shokëve të skuadrës dhe punon fort për të maksimizuar potencialin e tij.
Luis Diaz? Varet prej tij nëse do të grumbullohet ose jo. Nuk dua ta detyroj, të shohim se kur do të vihet në dispozicion të ekipit. Vendimi i takon atij”, theksoi tekniku gjerman i Liverpoolit./ss
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein