Marcelo mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën 15-vjeçare me Realin e Madridit.
Anësori i majtë brazilian fitoi titullin, Superkupën e Spanjës dhe Champions League në sezonin e fundit në “Santiago Bernabeu”, duke u kthyer në futbollistin më fitues të historisë së klubit të famshëm spanjoll.
Dëshira e 34-vjeçarit është të provojë një tjetër aventurë në futbollin europian.
Rikthimi në Brazil është shtyrë, ndërkohë që dy klube të Ligue 1 po garojnë për shërbimet e lojtarit latin.
Lyon është gati t’i ofrojë një kontratë dhe një post titullari në skuadër, por Marcelon e do edhe Marseille.
RMC Sport raporton se Igor Tudor, trajneri i ri i Marseille, u ka kërkuar drejtuesve të arrijnë një marrëveshje me mbrojtësin e majtë./SS/
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime