E ardhmja e trajnerit të Juventusit, Luciano Spallettit do të varet nga ndeshja e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt.
Ndeshja mes Juventusit dhe Galatës do të luhet të mërkurën, në kuadër të ndeshjes së kthimit të “play-offit” të Ligës së Kampionëve.
Klubi nga Torino mund të ndajë rrugët me të para ndeshjes së fundjavës ndaj Romës, nëse nuk merret një rezultat i kënaqshëm të mërkurën.
Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Juventusi ka katër humbje dhe një barazim, dhe “zilet po kumbojnë” për trajnerin Spalletti.
Sipas mediumeve italiane, më veçanërisht “Gazzetta dello Sport”, fati i italianit 66-vjeçar lidhet fort me ndeshjen ndaj Galatasarayt.
Raportimi nga mediumi italian thotë se nëse Spalletti, i cili është nën presion të madh, pëson një humbje në ndeshjen ndaj gjigantit turk, mundësia për t’i ndarë rrugët mes tij dhe Juventusit është e madhe.
Raportimi shton tutje duke thënë se menaxhmenti i Juventusit e pret një fitore të madhe ndaj Galatës, dhe nëse ndodh një rezultat tjetër pos fitore, trajneri mund të mos jetë në stol për ndeshjen ndaj Romës në fundjavë.
Spalletti deri më tash e ka udhëhequr Juventusin në 25 ndeshje këtë sezon, duke arritur 13 fitore, gjashtë barazime dhe dukë pësuar gjashtë humbje.
BE kritikon Hungarinë pas vetos ndaj kredisë 90 miliardë eur...
Napoli merr një lajm të mirë sa i përket gjendjes së De Bruy...
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten