Legjenda e Inter, Christian Vieri ka thënë se dyshja sulmuese Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku është një ndër më të mirat në botë.
Lukaku dhe Martinez për “Neurazurët” janë në formë të shkëlqyer dhe kanë rolin kryesor që klubi renditët në pozitën e parë në tabelë, transmeton portali arbresh.info.
Vieri ka thënë se vetëm sulmi i PSG-së është më i mirë se dyshja e gjigantit italian.

“Lidhja Lukaku – Lautaro i garanton Interit të ardhme dhe të tashmen si skuadër me nivelin e duhur”.
“Janë ndër tre ose katër partnerët më të mirë në botë. Duke konsideruar moshën dhe perspektivat, vetëm PSG mund të jetë më e mirë me sulmuesit, Kylian Mbappe, Neymar dhe Icardi”, deklaroi ai.
Këtë sezon Martinez ka shënuar 15 gola ndërsa Lukaku 21 gola në të gjitha garat./arbresh.info.
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...