Dy reprezentuesit e Spanjës kanë luftuar për minuta në La Liga këtë sezon dhe të dy janë duke kërkuar largimin nga Barcelona nëse shanset e tyre te gjiganti kataluans qëndrojnë kështu.
Gerard Deulofeu dhe Paca Alcacer janë të dy të gatshëm të largohen nga Barcelona pas vetëm gjashtë ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon deri tani në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Koha e dyshes në fushë ka qenë shumë e limituar nën udhëheqjen e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, dhe janë të përgatitur për largim nga Nou Camp nëse vazhdojnë të mos jenë pjesë e planeve të trajnerit.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Marca’, të dy, Delofeu dhe Alcacar, synojnë inkuadrimin në skuadrën e Spanjës për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Ata deklarojnë që klubi katalunas nuk do t’i lejojë ata të largohen në muajin janar pasi besojnë që kanë ende një rol të rëndësishëm në skuadër.

Megjithatë, Alcacer raportohet se do të vendos muajin e ardhshëm nëse dëshiron të qëndrojë te Barcelona pas dështimit për të arritur në nivelin e tij më të mirë qysh pas transferimit për 26 milionë funta nga Valencia në vitin 2016.
Ndërkohë, Deulofeu ka luajtur shtatë herë megjithëse ka dështuar për të hyrë në fushë në dy ndeshjet e fundit./arbresh.info/
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...