Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala dëshiron të qëndrojë te AS Roma, pavarësisht spekulimeve të fundit për një rikthim të mundshëm në Argjentinë.
Kontrata e tij skadon në qershor, dhe siç raportohet, lojtari është i lidhur me një transferim të afërt te Boca Juniors.
Por sipas “La Repubblica”, Dybala është i habitur nga këto zëra dhe u ka siguruar në mënyrë private drejtuesve të Romës se dëshiron të vazhdojë aventurën në kryeqytetin italian.
Argjentinasi thuhet se është i gatshëm të nisë negociatat për një marrëveshje të re. Megjithatë, drejtori sportiv Ricky Massara po vepron me kujdes, pasi synon uljen e moshës mesatare të skuadrës.
Pavarësisht këtij prioriteti, në plan mbetet edhe rinovimi me Dybala – por vetëm nëse 32-vjeçari pranon një ulje të ndjeshme të pagës së tij aktuale prej 8.5 milionë eurosh në sezon.
Klubi e vlerëson rëndësinë e Dybala-s, por kërkon një marrëveshje të re që përputhet me planet afatgjata të skuadrës dhe politikat e reja financiare./rtk
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...