Paulo Dybala nuk duhej të ishte më në Juventus, pasi ata u përpoqën ta largonin atë, duke ia ofruar Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspur në javën e fundit të afatit kalimtar.
Unitedi ishte afër – shumë afër – pasi Juve e donte Romelu Lukakunn në këmbim, por të drejtat e imazhit të Dybalas prishën çdo marrëveshje pasi një palë e tretë i vështirësoi gjërat.
Kështu, plani u rrënua dhe Lukaku përfundoi një transferim te rivalët e mëdhenj të Juventusit, Interi.
Spurs ishte skuadra tjetër që tentoi transferimin e yllit argjentinas në Londër, por gjërat u ngadalësuan shpejt, pasi të drejta të imazhit përsëri prishën marrëveshjen.
Dhe kështu, me një javë para fillimit të sezonit të ri në Serie A, Juves i ka ‘ngecur’ Dybala në derë, por argjentinasi ia tregoi të kundërtën në një miqësore të shtunën në mbrëmje.
https://twitter.com/juvefcdotcom/status/1162804085315330048
Dybala mori topin afër zonës dhe shpejt dhuroi një driblim fantastik duke krijuar hapësirën e nevojshme duke gjetur rrjetën mbi kokën e portierit me një goditje perfekte.
Ky po llogaritet si një gol i veçantë që shumë pak lojtarë mund të bëjnë, qoftë në ndeshje miqësore ose jo.
Goli i yllit argjentinas erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes dhe ia dhuroi fitoren 1-0 Juventusit dhe jo vetëm kaq pasi Dybala thuhet se me këtë gol dhe paraqitje i ka dërguar mesazh Juventusit se duhet ta mbajë në skuadër.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1162828578410700802
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit