Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e jashtëzakonshme të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Kosovë, duke theksuar se ky sektor po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.
Përmes një postimi në facebook, Kurti ka bërë të ditur se eksporti i shërbimeve të TIK-ut ka shënuar rritje prej 386 për qind në katër vitet e fundit, apo gati pesëfishim, duke e renditur këtë sektor si më të shpejtin në rritje në ekonominë e Kosovës.
“Sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, kontribuon me 6 për qind në Bruto Produktin Vendor të vendit”, ka theksuar Kurti, duke shtuar se hulumtimet tregojnë se punësimi në teknologji ka efekt multiplikues dhe ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.
Ai ka bërë të ditur se mbështetja për këtë sektor do të mbetet prioritet i qartë i Qeverisë edhe në mandatin e ardhshëm, veçanërisht përmes Fondit të Inovacionit dhe projektit të Kullës TIK (ICT Tower).
Kurti ka njoftuar gjithashtu se gjatë vizitës së sotme në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), janë njohur nga afër me “Pasqyrën e Ekonomisë Digjitale”, të prezantuar nga Data4X, duke vlerësuar rëndësinë e të dhënave dhe analizave për hartimin e politikave zhvillimore në fushën e teknologjisë.

Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...