“Bianconeri” e kanë shpërblyer sulmuesin argjentinas, i cili do të nënshkruajë deri në vitin 2025
Paulo Dybala pritet të nënshkruajë sa më shpejt kontratë të re me Juventusin.
“Bianconeri” po planifikojnë ta shpërblejnë sulmuesin argjentinas për paraqitjet që i bëri në “Allianz Stadium”.
Për këtë, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se përfaqësuesi argjentinas e ka pranuar ofertën e re të Juves, përcjell Gazeta Express.
Me këtë rast, ish-futbollisti i Palermos pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate, deri në vitin 2025.
Dybala ishte afër largimit nga Torino vitin e kaluar për t’iu bashkuar Tottenhamit.
Por, ai qëndroi tek kampioni aktual italian dhe e bindi trajnerin Maurizio Sarri me paraqitjet e tij.
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...