Gjiganti britanik i ka kërkuar dy yjet e Juventusit në këmbim të yllit të tij, Paul Pogba
Manchester United ia ka kërkuar Juventusit dy yje në këmbim të Paul Pogbas.
Mediumi italian “Rai Sport” raporton se “Djajtë e Kuq” i kanë kërkuar Paulo Dybalan e Miralem Pjanicin për yllin e tyre francez.
Mirëpo, sulmuesi argjentinas dhe mesfushori boshnjak e kanë hedhur poshtë mundësinë e transferimit në “Old Trafford”.
Juve synon ta rikthejë kampionin e botës me Francën në Torino.
Dhe, Bardhezinjtë synojnë të përfshijnë lojtarë dhe para për mesfushorin kualitativ.
Gjithashtu, interesim për 27 vjeçarin ka shfaqur edhe Real Madridi pasi atë e pëlqen tej mase trajneri Zinedine Zidane. /Gazeta Express/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...