Sulmuesi argjentinas pritet ta nënshkruajë shumë shpejt një kontratë afatgjate me “Bianconeri”. Argjentinasi e ka bindur kampionin aktual të Italisë me kualitetet e tij
Paulo Dybala do të luajë edhe për një kohë të gjatë në Juventus.
“Bianconeri” janë mjaft të kënaqur me kontributin e sulmuesit argjentinas.
Prandaj, kampioni aktual italian po mendon t’ia ofrojë atij një kontratë afatgjate.
Ish-futbollisti i Palermos ishte pranë largimit nga Torino gjatë verës së kaluar.
Mirëpo, në fund trajneri Maurizio Sarri vendosi t’i besojë atij dhe nuk gaboi.
Përfaqësuesi argjentinas bëri paraqitje bravoroze këtë edicion dhe tash Bardhezinjë po mendojnë ta shpërblejnë atë.
Dybala pritet t’i marrë 7 milionë euro në vit, me mundësi që t’i rritet rroga në të ardhmen. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...