E ardhmja e Alexis Sanchez me Interin vazhdon të jetë në pikëpyete.
Sulmuesi mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.
32-vjeçari nuk po aktivizohet rregullisht nga trajneri, Simeone Inzaghi, i cili aktivizoi kilianin vetëm shtatë herë, ku ende nuk ka arritur të shënoi asnjë gol.
Pavarësisht kësaj situate, për Sanchez interesohen ekipe si Atletico Madrid pasi Diego Simeone është në kërkim të një futbollisti me eksperiencë.
Sulmuesi nga Amerika Jugore pëlqehet edhe nga Barcelona e Xavit, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta përfshijnë Sanchezin në listën e transferimeve.
Në rast se arrihet një marrëveshje për transferimin e tij te Barcelona, ky do të ishte një rikthim në “Camp Nou” pasi ai ka qenë pjesë e katalanasve nga 2011-2014./Arbresh.info

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...