Njëra ndër skuadrat më të organizuara në Kosovë, Feronikeli, gjatë kësaj vere është përballur me largime të mëdha.
Fidan Gërbeshi, Ardian Limani, Blerand Kurtishaj, Flamur Neziri e Mevlan Zeka janë futbollistët e larguar nga dy herë kampioni i Kosovës.
Derisa katër lojtarët kanë gjetur skuadra të tjera, Flamur Neziri është i lirë.

Ndërsa nuk mungojnë as emrat tjetër që mund t’i thonë lamtumirë klubit nga Drenasi.
Në këtë drejtim, dy mesfushorët, Mentor Zhdrella dhe Bujar Shabani janë në bisedime me Dritën, ndonëse ky i fundit ende ka kontratë me ’Niklin’.

Feronikeli ka ofruar në skuadër vetëm Qemail Elshani deri më tani.
Klubi nga Drenasi aktualisht është edhe pa trajner, ndërsa Bylbyl Sokoli është i pari në listë që të emërohet në krye të skuadrës.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë