Fernando Santos ka lavdëruar përkushtimin e lojtarëve të tij pasi Cristiano Ronaldoi shpëtoi Portugalinë duke i siguruar një fitore vonë gjatë ndeshjes kundër Egjiptit me rezultat 2 me 1.
Kampioni evropian ishte afër disfatës në Gjenevë para se ylli i tij kryesor të reagonte duke realizuar dy gola të shpejta gjatë minutave shtesë, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo tani ka realizuar gjithsej 81 gola për skuadrën kombëtare të Portugalisë duke e lënë pa fjalë trajnerin e tij kur është pyetur për të përshkruar superyllin e Real Madridit.

“Ky është Ronaldo. Ronaldo është një gol. Ai është një gol!”, ka thënë fillimisht Santos i hutuar. “Ne ishim më të mirë në pjesën e parë, por me disa nuanca me saktësia të vogël në aspektin ofanziv. Ne nuk mund të krijonim mundësi të shkëlqyera, por me mënyrën e lojës sonë ne mund të shënonim gola”
“Jam përpjekur për ta korrigjuar këtë në pjesën e dytë, por gjërat nuk shkuan aq mirë. Loja ishte më e thyer dhe ne pranuam një gol që erdhi nga mungesa e agresivitetit në mbrojtje. Zëvendësimet e bëra pas golit shkaktuan vështirësi”

“Skuadra ishte e thyer. Falë lojtarëve, skuadra u ngrit dhe lumturia erdhi për ata që e kërkonin atë, falë përkushtimit të një skuadre që nuk lejon kurrë të humbas, fiton gjithmonë”
Portugalia ka humbur vetëm një ndeshje nga 14 të fundit duke fituar 11 prej tyre./arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...