Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është duke vazhduar formën e tij të lart këtë sezon, ku po rikthehet në lojtarin kryesor të skuadrës së tij Sparta Praha.
Ylli dardan sot ishte vendimtar me dy gola në fitoren e Spartas ndaj Zlinit me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Çekisë, shkruan Arbresh.info.
Rrahmani shënoi golin e parë në minutën e 31-të për epërsinë fillestare të klubit të tij.
𝒃𝒊𝒓𝒕𝒉𝒅𝒂𝒚 𝒃𝒐𝒚 🥳🎁 pic.twitter.com/cgvX5T3omT
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) August 31, 2025
Ndërsa në minutën e 59-të, shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Spartan. Me këta dy gola shkon në kuotën e pesë golave në elitën e futbollit çek dhe i prinë listës së golashënuesve.
⏱️ 59. MINUTA
GÓÓÓL! ⚽ Albion podruhé! 🔥 Tentokrát si převzal míč od Mannsverka, uvolnil se od obránce a přesnou střelou zpoza vápna zvýšil na rozdíl tří branek 👏
[ACS 3:0 FCZ] pic.twitter.com/KFeZv7MaDu
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) August 31, 2025
Këta dy gola të sotëm janë të veçantë për Albionin pasi i shënoi në ditëlindjen e tij të 25-të.
Pas këtij triumfi, Rrahmani do të merr rrugë drejt Kosovës, ku është ftuar nga selektori Franço Foda, për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë për kualifikimet e Kupës së Botës./Arbresh.info
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin