Chelsea dhe Tottenham janë duke monitoruar situatën e portierit të Ajax, Andre Onana.
Onana në fund të sezonit pritet të largohet, pasi përformancat e mira me gjigantin holandez kanë bërë të këtë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mirror, Barcelona dhe PSG janë të interesuar që disa muaj për 24-vjeçarin, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Por, kësaj gare i janë bashkuar edhe dy klubet londineze sepse nuk janë të kënaqur me portierët momental.
Trajneri i “Bluve”, Frank Lampard nuk është i kënaqur me Kepa Arrizabalaga, andaj do e shesë në verë.
E njëjta gjë është edhe me Hugo Lloris te Tottenham, ky i fundit është duke pësuar lëndime të shpeshta.
Zgjedhja e duhur flitet se është Onana, kartoni i të cilit është 25 milionë euro./arbresh.info.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...