Ish-kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ende mund të gjejë një klub të ri këtë muaj.
Sulmuesi nuk është paraqitur për topçinjët që kur iu hoq shiriti i kapitenit në dhjetor.
Tani, sipas David Ornstein i Athletic, Arsenali ka marrë oferta nga Barcelona dhe Juventus për të marrë gabonezin në formë huazimi.
Është e paqartë se sa nga paga prej 350 mijë funte në javë e Aubameyang kanë ofruar të mbulojnë të dy klubet dhe e ardhmja e tij ka të ngjarë të përcaktohet nga vendi ku Alvaro Morata e përfundon muajin. Sulmuesi spanjoll aktualisht është në huazim te Juventusi, por është lidhur me një kalim te Barça.
Arsenali ka qenë në kërkim të një sulmuesi gjatë gjithë janarit, por një objektiv, Dusan Vlahovic mbërriti në Juventus për testet mjekësore me gjigandët italianë të premten./Arbresh.info
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai