Feronikeli nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim të Trepça ’89.
Ndeshja ishte zhvilluar më shumë në mesfushë, me dy skuadrat që nuk arrinin t’i konkretizonin disa herë rastet, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët provuan që nga minutat e parë të gjejnë rrugën drejt golit, mirëpo s’ia dolën ngase gjuajtjet ishin jo të rrezikshme.
Nga ana tjetër, vendasit provuan nga distanca dhe me kundërsulme, sidoqoftë nuk ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.
Pas këtij barazimi, Feronikeli renditët në pozitën e tetë me vetëm gjashtë pikë në gjashtë xhirot e para, kurse Trepça ’89 një pozitë më lartë me shtatë sosh./arbresh.info.
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...