Kryetari i Llapit, Nexhat Dumnica, ka reaguar pas largimit të Tahir Batatinës nga posti i trajnerit.
Dumnica e quajti Batatinën si trajner revolucionar të Llapit.
Ai shkroi se Llapi do të vazhdojë të ndjek trofetë.
Më poshtë e keni shkrimin e Dumnicës.
Dumnica
“I nderuar Tahir Batatina
Për këto 5 vite kemi kaluar sfida te mëdha, momente gezimi e nganjëherë edhe hidherimi kur kishte padrejtesi ndaj nesh.
Rrugtimi ishte i vështirë gjithmonë duke u bazuar se kemi ndërtuar një klub shumë serioz nga zeroja.
5 Vite kohe të përkushtuar ndaj FC Llapi-t nuk janë pak gjithmonë duke u bazuar se kemi lënë anash përkushtimin ndaj familjes dhe biznesit.
Reformimi i Menaxhmentit
Reformimi Infrastrukturor
Ndërtimi dhe komponimi i ekipit të Seniorëve
Reformimi i Akademisë
Të gjitha këto sigurisht se pa juve nuk do të arriheshin.
Përkahjen nga un e keni pasur gjithmonë per 5 vite rresht kam financuar pjesën time 50% gjithmone duke iu besuar kapaciteteve tua Njerzore dhe Profesionale si trajner.
Momentet si ky që vullnetarisht keni ofruar doreheqjen nga Posti i trajnerit e bëjnë njerëzit e mëdhenjë dhe në historinë e FC Llapi-t do të kujtohesh si trajneri Revolucionar dhe Reformator.
Tahiri postin e trajnerit po e lë jo se nuk ka pas qka me dhan për FC Llapi-n dhe futbollin e Kosovës mirpo FC Llapi ka pas nevoj për ndryshim dhe risi dhe ka nevoj të madhe për Drejtor Sportiv gjithmonë duke u bazuar në njohuritë tuaja profesionale.
FC Llapi do të vazhdoj fuqishëm dhe me seriozitetin ma të madh drejt titujve.
Faleminderit Tahir Batatina.
Me Respekt Nexhat Dumnica”. /arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...