Denzel Dumfries foli lidhur me penalltinë e shkaktuar mbrëmë që ia mundësoi Harry Kane më pas të barazoj rezultatin në 1-1.
Në një konferencë për media pas ndeshjes Dumfries u pyet lidhur me penalltinë e shkaktuar, shkruan Arbresh.info.
Teksa ai tha se të gjithë përgjegjësinë e bart mbi veten e tij.
“Unë marr të gjithë përgjegjësinë për momentin e penalltisë. Nuk e bëra me qëllim. Thjesht doja të bllokoja goditjen”, ka thënë Dumfries.
Penalltia ishte mjaft e diskutueshme në rrjet por gjyqtari vendosi që pas rishikimit me VAR t’ia dhuroj Anglisë një njëmbëdhjetë metërsh.
Para penalltisë Holanda ishte duke triumfuar me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Xavi Simons.
Anglia arriti të rikthejë rezultatin dhe në minutën e 01-të me golin e zëvendësuesit Ollie Watkins arriti të shënoj fitore.
Kështu Anglia u kualifikua në finalen e ditës së dielë ku do të përballet me Spanjën./Arbresh.info/
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein