Vendimi i Komisionit të Garave të FFK-së, për shtyrjen e ndeshjes, Prishtina – Dukagjini, këtyre të fundit nuk i ka pëlqyer aspak.
Madje Dukagjini ka kërkuar nga FFK që ndeshja të zhvillohet në këtë fundjavë në ndonjë stadium alternativ.
Kujtojmë se deri të shtyrja e kësaj ndeshje ka ardhur për arsye të ruajtjes së stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshje të shtatorit që Kosova e luan ndaj Çekisë.
Njoftimi nga KF Dukagjini:
Kerkesë zyrtare nga klubi Dukagjinit drejtuar Federatës dhe Komisionit të garave, ne lidhjë me ndeshjën ndaj Prishtinës.
Klubi i futbollit Dukagjni nga Klina kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës që ndeshja e xhiros së dytë në IPKO Supërligën e Kosovës në futboll në mes klubit të futbollit FC
Prishtina nga Prishtina dhe klubit të futbollit Dukagjini nga Klina e paraparë të zhvillohet këtë vikend, mundësisht të zhvillohet në ndonjë stadium alternativ pasi që rregullorja e
Federatës dhe Komisionit të Garave e parasheh që ekipet e supërligës të kenë edhe nga një stadium alternativ ku mund ti zhvillojnë ndeshjet në raste të tilla si ky i FC Prishtinës, dhe në këtë kontekst kërkojmë që ndeshja mos të shtyhet por të zhvillohet në tërminin e paraparë.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...