Shqipëria ka triumfuar me rezultat 1-0 në Gjeorgji në një ndeshje shumë të rëndëishme në kuadër ët Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka në një intervistë tha se objektiv kryesor është vendi i parë.
“Ne kemi të njëjtin objektiv, vendin e parë në grup, por është grup i vështirë. Kush mendon se do i fitojmë dy ndeshjet në shtëpi e ka shumë gabim. Mbase kështu mendoi Gjeorgjia. Çunat meritojnë të festojnë, janë specialistë për të analizuar çfarë nuk kemi bërë mirë dhe për të qenë të përgatitur”
“Çdo ndeshje e ekipit kombëtar shumë e rëndësishme dhe e vështirë, sidomos kur vinim pas humbjes në Çeki. Përgjegjësia shumë e madhe për çunat dhe ia arritëm, ato meritojnë shumë më shumë se dy humbjet e fundit.
Ne kemi të njëjtin objektiv, vendin e parë në grup, por është grup i vështirë. Kush mendon se do i fitojmë dy ndeshjet në shtëpi e ka shumë gabim. Mbase kështu mendoi Gjeorgjia. Çunat meritojnë të festojnë, janë specialistë për të analizuar çfarë nuk kemi bërë mirë dhe për të qenë të përgatitur.
Nuk më intereson sa ka fituar apo humbur Gjeorgjia në shtëpi, por më intereson që fituam. Nuk mund të fitojmë të gjitha se do ishim Spanja. Ky është futbolli, skuadra është me përbërje fantastike, e bashkuar por ka dhe ditë jo si në Çeki. Të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit.
Padyshim që ekipi ka premio për një objektiv, për të qenë në vendin e parë. Nuk është premio që motivon skuadrën, por fanella. Sidomos në kushtet e sotme, kur vinim pas një humbje. E kishim peng se kishim humbur në Tiranë dhe ka motiv më shumë se paratë. Nuk mungojnë shpërblimet, ekipi ynë më i shpërblyeri në Europë”, ka thënë Duka për TvKlan.
Shqipëria dy ndeshjet e radhës i luan në “Air Albania” ndaj Cekisë dhe Ukrainës të cilat janë venditmare për të përckatuar pozitën në tabelën e grupit në Ligën e Kombeve./Arbresh.info
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...