Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka mësuar tashmë edhe kundërshtaren me të cilin do të përballet për të siguruar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.
Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.
Në çerekfinale Laura kishte pësuar humbje ndaj xhudistes franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon.
Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve.
Tani në duelin që do të vendosë fituesen e medaljes së bronztë, Fazliu do të përballet me kroaten Katarina Kristo./Telegrafi/
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...