Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se është takuar me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta”, tha ajo.
Osmani shtoi se “Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën”.
Presidentja më herët njoftoi se kishte shkuar në Emirate për të marrë pjesë në World Governments Summit.
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Vendi s’duhet të shkojë...
Irani rrëzon planin 15-pikësh të SHBA: Kërkesat e Donald Tru...
Vendimi i Kushtetueses, Sallahu: Krenar që kam qenë pjesë sh...
Nagavci pas vendimit të Kushtetueses: T’i lëmë anash inatet ...
Gold Ag bëhet romantik, urimi i tij për bashkëshorten
Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pe...