David de Gea pretendon se është i lumtur në Manchester United pas interesimit të shfaqur nga Real Madridi për shërbimet e tij.
Portieri është përfolur shumë për transferim te kampioni i Evropës gjatë verës së vitit 2015, por vazhdoi në fund qëndrimin në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Tani, lojtari duket i gatshëm për t’i refuzuar ata sërish, por spanjolli ka paralajmëruar se “Djajtë e Kuq” mund të mbajnë atë të kënaqur vetëm duke fituar trofe.
“Më 30 gusht, unë dua të jem në shtëpinë time, i qetë dhe pa pasur për të menduar diçka tjetër përveç skuadrës”, ka thënë De Gea për ‘COPE’.
“Nuk mendoj që Florentino Perez e ka numrin tim. Nuk e di nëse do të jem portier në Real Madrid, ajo që e di është se jam shumë i lumtur në Manchester”
“Ajo që dua është që të fitoj tituj ,ashtu si çdo lojtarë tjetër”
De Gea ka fituar këtë sezon për herë të parë Dorezën e Artë të Premierë Ligës./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...