FC Ballkani vazhdon të jetë i pamposhtur në Superligën e Kosovës, derisa ka mposhtur Dritën me rezultat 2 – 0.
Ishte golashënuesi Mirlind Daku që realizoi dy herë për “Xhebrailat”, të cilët arkëtuan pikët e plota në shtëpi, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja ishte mjaftë dramatike, kurse në minutën e 20-të Daku zhbllokoi shifrat.
Një minutë Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, derisa pas dy minutave Drita mbeti me 10 lojtarë në fushë, ngase mbeten pa Blakçorin, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Gjatë pjesës së dytë, ndeshja vazhdonte të ishte interesante dhe ishte përsëri Daku që në minutën e 75-të vulosi fitoren duke realizuar golin e 14-të sezonal.
Pas kësaj fitore, Ballkani ‘blindon’ kreun me 19 pikë, derisa Drita renditët në pozitën e tretë me 10 pikë./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...