Drita ka arritur të shënoj fitore historike me rezultat 2-3 në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues ndaj Differdange 03.
Kjo fitore ia mundësoi kualifikimin në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, një sukses të tillë nuk e ka arritur asnjëherë një skuadër kosovare, shkruan Arbresh.info.
Gjilanasit e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar pas katër minutave lojë me anë të Arb Manaj.
Kurse në minutën e 17-të, po i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në sfidë.
Mirëpo pas 11 minutave, Drita pësoi gol, për kampionët e Luksemburgut, shënoi Brusco.
Pjesa e dytë e ndeshjes, nuk solli gola deri në fund të takimit. Një minutë para se të nis koha shtesë, Rron Broja, shkaktoi penallti, ku në gol e konkretizoi Hadji, për 2-2.
Mirëpo në minutën e tretë shtesë, Veton Tusha riktheu epërsinë e Dritës, dhe vulosi fitoren e kualifikimin po ashtu.
Në rrethin e dytë kualifikues për Ligë të Kampionëve, Drita do të ndeshet me Copenhagenin./Arbresh.info
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...