Janë mbyllur tri përballjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës, ku rezultatet e tyre kanë sjellur ndryshime të madhe në renditjen tabelare.
Fillimisht, ish-lideri Ballkani u mposht nga Ferizaj me rezultat 2-1, shkruan Arbesh.info.
Me këtë humbje, suharekasit humbën lidershipin. Gabimin e njëjtë sikurse Ballkani e bëri edhe Prishtina e cila u mposht nga Gjilani 1-0.
Dy gafat e këtyre ekipeve më së mirë mirë i shfrytëzoi kampionia në fuqi e Kosovës, Drita e cila mposhti në udhëtim Llapin 0-2, dhe mori kryesimin e tabelës.
Tashmë, Drita është e para me 38 pikë, dy më shumë se Ballkani e Prishtina që ndajnë pozitat 2 dhe 3. Malisheva është e katërta me 34 sosh, kurse Dukagjini i pesti me 31. Një më pak ka Gjilani i gjashti.
Në zonën e ftohtë mbetet Llapi që zë pozitën e shtatë me 22 pikë aq sa ka edhe Ferizaj i teti.
E nënta është Drenica me 21 dhe tabelën e mbyll Prishtina e Re me 18 sosh. Këto dy skuadra mbyllin nesër xhiron e 21-të./Arbresh.info

Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...
Hygerta vlerëson Elijonën, ia ke dalë