Drita ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme në udhëtim tek Suhareka me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Intelektualët” shënuan të parët në minutën e 21-të me golin e kapitenit, Rron Broja, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë tre minuta pa mbaruar pjesa e parë, vendasit barazuan me anë të Eneid Kodrës.
Nëntë minuta para fundit të takimit Drita fitoi penallti. Përgjegjësinë për të goditur e mori Besnik Krasniqi i cili nuk u tregua i saktë, mirëpo nga topi i kthyer shënoi Kostyshyn për 1-2.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Drita arkëtoi tre pikë të arta në luftën për titull.
Tashmë ata numërojnë 66 pikë gjashtë xhiro pa përfunduar Superliga, 13 më shumë se Ballkani i cili luan nesër, kurse Suhareka mbetet e nënta me 33 sosh dhe rrezikon seriozisht largimin nga elita./Arbresh.info
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG