Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës.
Gjilanasit janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial nga ora 15:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një formë e lartë në kampionat dhe synon ta vazhdojë edhe në Kupë për të bërë hapin e parë drejt finales.
Në anën tjetër, Prishtina ka larguar trajnerin Jean Michel Cavalli dhe në fund të tij ka ardhur Arsim Thaqi, i cili synim ka ta nis me rezultat pozitiv aventurën e tij të dytë te bardhekaltrit.
Ndryshe, në tri ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në kampionat, Drita ka një fitore dhe dy ndeshje tjera kanë përfunduar baras.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale Llapi-Drita zhvillohet nesër (e enjte), ndërsa ndeshjet e kthimit pas dy javësh. /Telegrafi/
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj
Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtin...