Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje zyrtare me Partizanin për transferimin e Lucas Cardoso.
Sulmuesi brazilian do të jetë pjesë e skuadrës nga Gjilani në formë të huazimit njëvjeçar nga klubi shqiptar.
Partizani e ka bërë të ditur lajmin orë më parë për arritjen e marrëveshjes me Dritën.
“Klubi zyrtarizon transferimin e Lukas Ferreira Cardoso tek skuadra e Dritës. Sulmuesi 25 vjeçar i cili iu bashkua kampionëve në janarin e 2018 nga Pelisteri, do të kalojë me formulën e huazimit në radhët e ekipit kosovar Drita”.
“Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Cardoso do të jetë lojtar i Dritës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020”, thuhej në njoftimin e klubit shqiptar.
Lojtari 25-vjeçar mund të luajë në krah të sulmit si dhe në qendër, derisa pozita e tij natyrale është anësor i majtë. Vlera e Cardosos në tregun e transferimeve është 275 mijë euro. /telegrafi
https://www.facebook.com/partizaniclub/photos/a.264934397034297/1119941354866926/?type=3&theater
https://www.facebook.com/dritafcofficial/videos/403933807144107/?t=0
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...