Drita me fitoren 3:2 ndaj Differdanget të martën mbrëma, siguroi kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Deri tash, asnjë skuadër nga Kosova nuk e kishte kaluar raundin e parë kualifikues të Championsit.
Pas këtij suksesi, Drita ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku e ka cilësuar si një mbrëmje të paharrueshme.
Gjithashtu ata kanë falenderuar gjithë tifozët e pranishëm në stadium.
“Në një mbrëmje të paharrueshme në Differdange, kur historia u shkrua me shkronja të arta, nuk ishin vetëm 11 lojtarë në fushë – ishit edhe Ju, tifozët tanë të zjarrtë, që udhëtuat nga çdo cep i Evropës për të qenë pranë nesh! Entuziazmi dhe dashuria që sollët në stadium na dhanë forcën për ta bërë realitet këtë ëndërr – kalimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve! Faleminderit për çdo kilometër të përshkuar, për çdo britmë për DRITËN, për çdo emocion të ndarë me ne. Ky sukses është edhe i juaji! FORCA DRITA – për qytetin, për klubin, për Kosovën!”, shkruan Drita në facebook.
Drita në raundin e dytë kualifikues të Championsit përballet me kampionin danez, Copenhagenin.
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet