Kampioni i Kosovës në fuqi, Drita, sonte do të niset drejt Gjibraltarit, ku do të zhvillojë fazën kualifikuese për Ligën e Kampioneve.
Gjilanasit do të takohen me kampionin e Andorrës, Santa Coloma, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Gjibraltar.
“Skuadra jonë për disa ditë do të akomodohet në shtetin e Gjibraltarit ku me datë 26.06.2018 do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit në garën më prestigjioze në planet, Champions League.
Ndeshja do të zhvillohet në Victoria Stadium nga ora 17:00 ku skuadra jonë përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njeherit është kampione e Andorës”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...