Drita ka vazhduar zyrtarizimin e transferimeve të reja, me Bunjamin Shabanin që është lojtari më i ri që i është bashkangjitur klubit gjilanas.
Shabani, i cili në të kaluarën ka luajtur për Gjilanin, është prezantuar si transferimi më i ri i Dritës.
28-vjeçari luan në pozitën e sulmuesin anësor, ndërsa është lindur dhe rritur në Maqedoni, shkruan lajmi.net.
Transferimin e tij e ka zyrtarizuar Drita përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruajtur: ‘’Mirë se erdhe Bunjamin Shabani’’.
Kujtojmë që ky është nënshkrimi i tetë i Dritës këtë verë, pasi më parë kanë transferuar Ilir Blakçorin, Drilon Islamin, Darko Tofiloskin, Hamdi Namanin, Donat Hasanajn, Izair Eminin dhe Gilberto Fortunadon.
Ndërkohë Shabani në të kaluarën ka luajtur për skuadrat nga Maqedonia si Renova, Shkëndija, Bashkimi dhe Shkupi, teksa ka luajtur edhe në Shqipëri me Partizanin, ndërsa në Kosovë veshi fanellën e rivalit kryesor të Dritës, Gjilanit.
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj