Drita është skuadra e vetme kosovare që ka arritur të prek play-offin e UEFA Conference League këtë sezon.
Skuadra nga Gjilani sonte luan ndeshjen e parë të këtij rrethi ndaj Legia Warszaw, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje starton me fillim nga ora 18:00.
‘Intelektualët’ kanë arritur sukses historik në nivel klubi duke arritur për herë të parë të prekin rrethin e fundit të një kompeticioni evropian dhe ndaj polakëve do të kërkojnë të përsërisin suksesin që e pati Ballkani dy vitet e fundit.
Por aty ka përball një Legia e cila është mjaft e papërshtatshme dhe me shumë përvojë në gara evropiane.
Polakët janë në formë të mirë, ku aktualisht prijnë në tabelën e Superligës së Polonisë me 10 pikë në pesë ndeshje.
Ndërsa, Drita ende nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje në futbollin vendor.
Legia arriti këtu pasi eliminoi skuadrën daneze Brondby, kurse Drita mposhti Audan e Letonisë.
Kujtojmë se këto dy skuadra kanë zhvilluar një takim mes vete në vitin 2020, në kuadër të kualifikimeve të Uefa Europa Laegue, me polakët që triumfuan 2-0./Arbresh.info
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës