Drita, kampioni i Kosovës ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Differdange me rezultat 1-0 në Luksemburg, një javë pas fitores 2-1 në Prishtinë.
Me këtë rezultat, Drita ka siguruar kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s – një arritje e madhe për klubin.
Besnik Krasniqi realizoi golin vendimtar nga pika e bardhë, duke forcuar avantazhin e Dritës nga ndeshja e parë.
Ky kualifikim nuk do të ishte i rëndësishëm vetëm për historinë sportive të klubit, por edhe për potencialin financiar të Dritës.
Sipas rregullave të UEFA-s, pjesëmarrja në fazën e grupeve garanton një shpërblim bazë prej 3.170.000 eurosh.
Përveç kësaj, Drita do të zhvillonte gjashtë ndeshje ndaj kundërshtarëve evropianë, ku çdo fitore sjell 400.000 euro shtesë, ndërsa çdo barazim 133.000 euro.
Trajneri Zekirija Ramadani dhe futbollistët e tij janë krenarë për këtë arritje, duke e bërë Dritën jo vetëm krenari të qytetit të Gjilanit, por edhe ambasadore të futbollit kosovar në Evropë. /Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari