Drita ka mësuar rivalin e ardhshëm në garat evropiane.
Pas fitores 2 me 0 të siguruar pasditen e sotme (e martë) kundër Santa Colombas, kampioni i Kosovës ka mësuar rivalin e ardhshëm në garat preliminare të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Drita shkroi historinë me fitoren kundër klubit nga Andorra duke u bërë skuadra e parë kosovare që ka regjistruar fitore në garat ndërkombëtare.
Me golat nga Xhevdet Shabani dhe Fidan Gerbeshi në minutat shtesë të takimit që u zhvillua në stadiumin “Victoria” të Gjilbraltarit, Drita vazhdoi aventurën e tyre.
Lincoln Reds nga Gjilbraltari është rivali i ardhshëm në finalen e para-eliminatorëve për klubin gjilanas.
Lincoln Reds mposhti La Fioritan e San Marinos në ndeshjen e zhvilluar sot./arbresh.info/
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin