Drita ka arritur fitore me rezultat të thellë 3-0 kundër Ramiz Sadikut në kuadër të gjysëmfinales së Kupës së Kosovës.
Gjatë gjithë takimit, gjilanasit ishin shumë më të rrezikshëm dhe të etur për të shënuar.
Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e katërt, kur Albin Krasniqi realizoi për 1-0.
Shifrat u dyfishuan për Dritën menjëherë pas 11 minutash kur Hamdi Namani shënoi për 2-0, kurse në minutën e 39-të, Muharrem Jashari shënoi edhe golin e tretë për vendasit, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesë e parë.
Në pjesën e dytë nuk kishte ndryshim të shifrave, edhe pse kishte raste të mira, rezultati mbeti i njejtë.
Drita shënoi fitore me rezultat komod dhe vështirë për t’u rikthyer për Ramiz Sadikun.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 prill në Prishtinë.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 prill në Prishtinë./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...