Drita siguroi titullin e kampiones në sezonin 2024/25, disa xhiro para përfundimit të kampionatit, duke fituar kështu epitetin e më të mirës së Kosovës për herë të katërt në histori.
Me këtë triumf skuadra nga Gjilani, ka arritur të sigurojë kualifikimet për Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Në rrethin e parë të kualifikimeve “Intelektualët” u shortuan me kampionin e Luksemburgut, Differdange 03. Ndeshja e parë luhet me 8 korrik, kurse ajo e kthimit pas një jave.
Në rast kalimi në fazën e dytë, Drita do të ketë punë me Copenhagen, kampionin e Danimarkës.
E në rast se dështon aty, do të kalojë në kualifikimet e Ligës së Konferencës, në fazën e tretë.
Aty, faqet sportive që specializojnë në statistika, bëjnë me dije se Drita do të ketë mundësi të mira për të arritur kualifikimin në fazën e ligës së këtij kompeticioni.
Sipas “Football Meets Data”, Drita ka 52% mundësi për të siguruar këtë arritje historike për klubin.
Ajo është ndër 15 klubet me mundësitë më të mëdha për të arritur në këtë fazë.
Drita është në një listë me klube si Nottingham Forest, Rayo Vallecano, Fiorentina e AZ Alkmaar.

Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë