Dy përballje interesante sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita është mysafire e Feronikelit 74’ në Drenas, shkruan Arbresh.info.
Pas dështimit të Ballkanit dhe Llapin ditën e djeshme, sot është shansi i Dritës të përfitoj nga ky gabim dhe me një fitore të afrohet maksimalisht me kreun.
Ndërkohë Feronikeli ’74 do të tentoj të shënoj fitore për të ikur sa më shumë nga pozita e barazhit.
Drita është e treta me 46 pikë aktualisht kurse Feronikeli i shtati me 26 sosh.
Sfidë tjetër interesante është midis Prishtinës dhe Dukagjinit.
Dy skuadra që janë në mesin e tabelës kërkojnë triumfin ndaj njëra-tjetrës.
Pristhina kërkon të rikthehet tek fitorja pas humbjes dëshpëruese në Gjilan ndaj Dritës në vikend kurse Dukagjini nuk ka fituar tash e katër ndeshje,
Kryeqytetasit janë në pozitën e pestë me 34 pikë ndërsa një vend më poshtë është Dukagjini me 31 sosh.
Këto dy ballafaqime nisin me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës