Drita ka arritur të transferoj futbollistin Mamadou Ben Zidane.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit gjilanas, shkruan Arbresh.info.
Ai luan në rolin e mesfushorit.
“FC Drita ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit të ri në radhët tona, Mamadou Ben Zidane. Mesfushori 19-vjeçar i bashkohet klubit tonë nga ekipi francez SC Bastia, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh për të ardhmen. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare. FC Drita i uron mirëseardhje Zidanes-s në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij. Mirë se vjen, Mamadou!” – ka shkruar Drita në faqen zyrtare./Arbresh.info
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë