Ka përfunduar finalja e Kupës së Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave.
Drita në finale e mposhti kampionen në fuqi, M-Technologien me rezultatin e ngushtë 3:2 (25:22, 20:25, 25:19, 23:25, 15:10) në sete.
Lojtarja më e mirë në këtë finale ka qenë Adelajda Prenga e cila ka shënuar 17 pikë.
Ndërkohë te Drita u dalluan edhe Rukija Muja me 14 pikë, Dhurata Sylejmani me 13 pikë dhe Valmira Ramadani me 11 pikë.
Ndërkohë pikë nën dyshifrore realizuan edhe Elvira Bajraktari me gjashtë pikë dhe Blinera Jaha me një pikë.
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante nga fillimi deri në fundin e saj, ku fituesi u vendos në setin e pestë.
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve