Drita do të jetë nikoqire e Malmos në Mitrovicë të martën.
Klubi nga Gjilani ka njoftuar përmes një statusi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook se Mustafa i është bashkuar klubit dhe menjëherë ka nisur përgatitjet për të qenë i gatshëm për ndeshjen e Dritës kundër Malmos.
Ish-mesfushori i Gjilanit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me rivalin, Dritën.
Drita do të jetë nikoqire e Malmos në Mitrovicë të martën në ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
“Mesfushori Zgjim Mustafa sot ka nënshkruar kontrate dyvjeçare me skuadrën tonë ku edhe njeherit u prezantua ne stërvitjen e parë për përgatitjen e ndeshjes të ligës së kampionëve kundër Malmos.
Mirë se vjen Zgjim”, shkroi Drita në një status në Facebook.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin