Drita ka fituar derbin ndaj rivalit lokal Gjilanit me rezultat 2 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të.
Betim Haxhimusa në minutën e 65-të zhbllokoi shifrat kurse pas 11 minutave i njëjti pas një asistimi të Xhevedet Shabani vulosi fitoren për “Intelektualët”.
Drama tjetër është zhvilluar mes Flamurtarit dhe Trepçës’89, ndeshje në të cilën u shënuan shtatë gola, transmeton portali arbresh.info.
Lorik Maxhuni zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të, ndërsa në minutën e 34-të Manaj barazoi rezultatin, mirëpo pas pesë minutave Zeqaj shënon golin e dytë për vendasit ndërsa në minutën e 40-të Kelmendi dyfishon rezultatin, rezultatin me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Leart Emini ngushtoi epërsinë në minutën e 56-të ndërsa pas 10 minutave Engjull Hoti barazoi rezultatin, por në minutën e 76-të Gucev shënoi golin e fitores për Flamurtarin.
Nga ana tjetër, Llapi që ka bërë transferime të shumta në skuadër gjatë afatit dimëror, nuk arriti të mposhtë Dukagjinin që renditët në pozitën e fundit në tabelë.
Dy skuadrat kishin raste gjatë tërë ndeshjes, por dështuan t’i konkretizojnë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0 – 0./arbresh.info.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...