Drita ka arkëtuar tri pikë në udhëtim të Feronikeli me përmbysje 1 – 2 në rezultat.
Skuadra vendase ishin të parët që realizuan përmes Mendurim Hotit në minutën e 19-të duke përfituar nga gabimi trashanik i Malokut, shkruan portali arbresh.info.
Me këtë rezultat dy skuadrat shkuan në pushime, ndërsa gjatë pjesës së dytë kampioni i Kosovës zhvilloi ndeshje më të bukur.
Astrit Fazliu në minutën e 52-të barazoi shifrat, kurse përmbysjen e kompletoi Kastriot Rexha që i shënoi gol ish-skuadrës në minutën e 68-të.
Pas kësaj fitore, Drita renditët në pozitën e tretë me gjashtë pikë, derisa Feronikeli qëndron në vendin e pestë me vetëm pesë pikë./arbresh.info.
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...