Drita nuk ka arritur ta mbajë rezultatin deri në momentet e fundit, pasi në fundin e ndeshjes janë ndëshkuar nga Feyenoordi.
Skuadra holandeze ka mposhtur “Intelektualët” në ndeshjen e kthimit të zhvilluar sonte në “De Kuip” të Rotterdamit.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2, me të tre golat të shënuar nga Guus Til, në minutat 7, 67 dhe 90.
Marko Simonovski dhe Astrit Fazliu shënuan për skuadrën gjilanase në minutat 12 dhe 16.
Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu kishte edhe disa raste tjera të mira shënimi dhe në përgjithësi në të dy ndeshjet tregoi shfaqje të mira ndaj gjigantit holandez.
Ndryshe, Feyenoordi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do të takohet me Luzernin. /Zeri.info
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit