Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, tashmë e ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në rrethin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Nëse arrin ta eliminojë skuadrën nga Luksemburgu, Differdange 03, Drita do të përballet me gjigantin danez, Copenhagen, në fazën pasuese të garës.
Kjo do të jetë një sfidë tepër e vështirë për gjilanasit, por gjithashtu një mundësi e madhe për të treguar veten në skenën evropiane.
Por fillimisht për të arritur deri tek përballja me Copenhagenin, Drita fillimisht duhet të kalojë pengesën e parë, Differdangen, në rrethin e parë të kualifikimeve.
Drita ndeshjen e parë ndaj Differdangen e luan me 8 korrik./Arbresh.info

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...