Drita ka arritur fitore të thellë 5-0 kundër Fushë Kosovës në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Kosovës.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të, kur Ardian Cuculi u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Brenda pjesës së parë u shënuan edhe dy gola tjerë.
Arbnor Muja shënoi në minutën e 40-të për rezultatin 2-0, pastaj vetëm pas dy minutash, Marko Simonovski trefishoi epërsinë e gjilanasve.
Në pjesën e dytë, Muharrem Jashari shënoi golin e katërt në minutën e 63-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar prej 5-0 dhe golin e dytë personal të ndeshjes e shënoi Arbnor Muja.
Me këtë fitore, Drita kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Nga ana tjetër, Ballkani ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Malishevës.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Albion Rrahmani në minutën e 79-të të ndeshjes.
Me këtë fitore edhe Ballkani kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...